Interi nuk di të fitojë më, Fiorentina i rrëmben pikë në San Siro (VIDEO)
Interi nuk di të fitojë më në Seria A. Skuadra zikaltër vijon momentin e vështirë, teksa pasditen e sotme nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës në shtëpi.
Pas 45 minutave të para pa gol, në fillimin e fraksionit të dytë do të ishte ekipi vjollcë që do të zhbllokonte shifrat. Lucas Torreira kishte hapësirën e nevojshme brenda zonës për të dërguar topin në rrjetën e portierit Handanovic.
Avantazhi do të zgjaste vetëm 5 minuta, pasi Interi do të gjente menjëherë barazimin me Dumfries që kërceu mjaft mirë me kokë pas një krosimi nga e majta.
Skuadra e Inzghit ju afrua dhe golit të avantazhit, por hasi shumë vështirësi për shkak të lojës agresive të Fiorentinës. Tashmë skuadra Interi mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, 3 më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

