Interi nuk heq dorë nga ëndrra Nico Paz, rol vendimtar mund të ketë Zanetti

Interi vazhdon të mbajë ndezur pistën që çon te Nico Paz. Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, mesfushori ofensiv argjentinas ndiqet prej kohësh nga Piero Ausilio dhe Dario Baccin. Në këtë skenar luan rol edhe Javier Zanetti, zv.president i klubit, bashkëkombës dhe mik i afërt i familjes së talentit të Como-s.

Megjithatë, rruga drejt 20-vjeçarit nuk është aspak e thjeshtë. Interi duhet të përballet me Real Madridin, klubin më të suksesshëm e më të fuqishëm në botë, i cili gëzon një klauzolë ri­blerjeje të vlefshme deri në vitin 2027.

Shuma? Vetëm 10 milionë euro, një shifër simbolike krahasuar me vlerën aktuale të lojtarit. Për më tepër, “Los Blancos” zotërojnë edhe 50% të përfitimeve nga një shitje e ardhshme. Praktikisht, e ardhmja e Pazit është në duart e Florentino Perezit, që sipas të njëjtave burime duket i prirur ta rikthejë në Madrid. Jo menjëherë, por në fund të sezonit, pasi klauzola mund të aktivizohet vetëm nga 1 deri më 15 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes gjithë këtyre manovrave, mbetet për t’u parë çfarë dëshiron vetë Nico Paz. Sulmuesi i lindur në vitin 2004 kërkon garanci për minuta dhe është i gatshëm të kthehet në Madrid vetëm nëse do të ketë një rol kryesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?