Interi nuk ndalet në merkato, arrin akordin me sulmuesin e Chelsea-t

Mungojnë edhe dy javë nga fundi i merkatos së janarit, por Interi po përshpejton hapat për t’i siguruar një blerje trajnerit Conte. Tratativa me e nxehtë për momentin është ajo që të dërgon te Oliver Giroud, me të cilin është arritur edhe akordi për një kontratë për dy vite e gjysmë.

Nesër agjenti i tij do të zbarkojë në Milano për të diskutuar për detajet e fundit. Hapa të mëdha janë bërë në tratativa me Chelsea-n, teksa zikaltërit do të paguajnë 4.5 milionë euro, plus dy milionë euro bonus.

Vetë futbollisti do të mbërrijë në fundjavë për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e re duke i dhënë një alternativë më shumë Contes në majën e sulmit. Kjo është goditja e dytë për sot për zikaltërit që zyrtarizuan shkëmbimin Politano-Spinazzola. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP