Interi përmbys Lacion për 3 minuta, rikthehet sezonin e ardhshëm në Champions (VIDEO)

Interi sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit kanë fituar me përmbysje spektakolare në fundin e ndeshjes në shifrat 3-2 ndaj Lacios.

Bardhekaltrit e nisën furishëm ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me Perisiç që devijoi një goditje të Marusiç. Interi barazoi në minutën e 29-të me D’Ambrosion, por Lacio gjeti dhe golin e avantazhit 5 minuta nga fundi i pjesës së parë me Felipe Anderson.

Fundi i ndeshjes do të dhuronte emocione të çmendura Ikardi shënoi në minutën e 78-të golin e barazimit 2-2, ndërkohë që tre minuta më pas Vesino shënoi golin e avantazhit pas një goditje me kokë.  Lacio luajti 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në minutën e 79-të të Luliç. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?