Interi përmbys Napolin që në 45 minutat e para (VIDEO)

Interi ka arritur një përmbysje të madhe ndaj Napolit që në pjesën e parë. Skuadra zikaltër po udhëheq 2-1 pas 45 minutave të para.

Piotr Zielinski zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar në trekëndësh. Në minutën e 25-të, Calhanoglu do të barazonte nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë nga Koulibaly.

Zikaltrit do të shënonin dhe golin e dytë në minutën e 44-të me Ivan Perisic pas një goditje me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?