Interi pranë akordit me mesfushorin e Tottenhamit

Inter pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkato pavarësisht situatës me trajnerin Conte. Skuadra zikaltër është shumë pranë transferimit të Tanguy Ndombélé.

Interi, sipas asaj që shkruan rrjeti televiziv francez TF1 – ka arritur një marrëveshje me Tottenhamin për blerjen e ish-mesfushorit të Lyon, i cili nuk ka arritur që të përshtatet më së miri me futbollin anglez.

Mbetet të kuptohet edhe vetë dëshira e futbollistit, i cili është në kontakte edhe me klube të tjera europiane. Ndombele për momentin nuk ka marrë asnjë vendim, teksa një alternativë mund të jetë edhe rikthimi në Francë, por tashmë me fanellën e PSG. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP