Interi prezanton fanellat e reja për sezonin e ri, do të jenë të veçanta
Interi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2025/2026, përmes të gjitha kanaleve të saj zyrtare në rrjetet sociale dhe faqen e internetit. Fanella e re do të debutojë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin për Klube, përballë Uraëa Red Diamonds, që do të zhvillohet më 21 qershor, në stadiumin Lumen Field të Seattle, në orën 21:00 me orën italiane.
Turneu i Botërorit për Klube do të nisë gjatë natës mes 14 dhe 15 qershor në SHBA. Fanella e re e Interit ka një dizajn të rinovuar, që luan me konceptin e të dukshmes dhe të padukshmes. Në pjesën e përparme, vijat ikonike blu dhe të zeza krijojnë në mënyrë kreative fjalën “Inter”, duke i dhënë një identitet të veçantë veshjes.
Sipas klubit, qëllimi është të ndërtohet një lidhje e re me tifozët, duke synuar jo vetëm ata ekzistues, por edhe një brez të ri dashamirës të futbollit, si në Itali, ashtu edhe në mbarë botën.
Ndryshimet nuk ndalen vetëm te dizajni bazë: janë përditësuar edhe logot dhe patch-et e sponsorëve, ndërsa risia më e madhe vizuale është përdorimi i ngjyrës blu të hapur, që do të jetë pjesë edhe e gjuhës grafike të klubit gjatë gjithë sezonit të ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

