Interi propozimin e radhës për Chiesa-n, ofron edhe Nainggolan
Gazeta italiane “Tuttosport” shkruan Interi është gati t’i bëjë një ofertë të parezistueshme Fiorentinës për sulmuesin Federico Chiesa. Meqë klubi vjollcë një vit më parë kërkoi Radja Nainggolanin, zikaltrit janë gati t’ua plotësojnë këtë dëshirë drejtuesve toskanë, me kushtin që të pranojnë të shesin sulmuesin e ri italian.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, sepse Chiesa vlen shumë më tepër, ndaj drejtuesit e Interit do të shtonin edhe 30-40 milionë euro shpërblim financiar.
Te Fiorentina luan në formë huazimi nga Interi edhe Dalbert, që ka një vlerë rreth 12 milionë euro dhe që mund të përfshihet në këtë tratativë. Conte e kërkon me ngulm Chiesa-n, pasi e konsideron njeriun e duhur për krahun e djathtë, por edhe një alternativë të besueshme në vijën e parë, në rast emergjence.