Interi shkatërron Veronën, Lacio luan tenis ndaj Beneventos (VIDEO)
Interi nuk di të ndalet në Seria A. Skuadra e Spaletit ka shkatërruar 3-0 Veronën, duke ruajtur vendin e katërt në renditje. Mauro Ikardi zhbllokoi ndeshjen në “San Siro” pas vetëm 36 sekondash. Sulmuesi argjentinas përfitoi nga një pasim fantastik i Perisiç në zonë. Ky i fundit do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 13-të pas një asisti të Perisiç. Në minutën e 49-të, Ikardi e dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë.
Lacio ndërkohë ka marrë një fitore tenistike 6-2 ndaj Beneventon. Miqtë mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 9-të pas daljes së Puxhionit me karton të kuq. Imobile zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të, ndërkohë që Kataladi barazoi në minutën e 23-të. Benevento nuk u ndal me kaq, duke shënuar dhe golin e dytë me Guliermen. Lacio reagoi duke shënuar një lum golash me Kaisedon, De Vrij, Imobilen,Lukas Leiva dhe Luis Alberto. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

