Interi shkatërron Juventusin në ekipet e moshave

Periudha e artë për Interin. Skuadra e parë po spikat duke kryesuar Seria A nën drejtimin e Contes, por edhe të rinjtë, kanë një ritëm shumë të mirë.

Skuadra zikaltër ka fituar 5-1 derbin ndaj Juventusit, duke shërbyer si një antipast për duelin e të mëdhenjve që do të luhet sonte në mbrëmje në “San Siro”.

Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për të rinjtë e Interit, që kryesojnë me pikë të plota, pas dy golave ​​nga Mulattieri si dhe nga Colombini, Fonseca dhe Gnonto. Golin e vetëm për Juventusin e shënoi Sene, për barazimin momental 1-1. /R.Lika-Koha Jone/

I baby nerazzurri dominano contro i bianconeri, 

 

SHKARKO APP