Interi shkatërron me “manita” Shakhtarin, sfidon Sevillan në finalen e Europa League (VIDEO)

Interi siguron një vend për në finalen e Europa League, atje ku do të përballet me Sevillan. Skuadra e Contes shkatërroi 5-0 Shakhtar Donesk, duke dominuar thuajse gjatë gjithë duelit.

Ndeshja do të zhbllokohej pas 19 minutash lojë. Barella rrëmben një top dhe më pas jep një asist fantastik për Lautaro Martinez, i cili do të shënonte me kokë. Shakhtar reagoi me disa mundësi të mira shënimi, por ata që do të realizonin sërish do të ishin italianët.

Në minutën e 64-t, pas një goditje nga këndi D’Ambrosio arrin që të realizojë me kokë. Ky gol ja bëri edhe më të thjeshtë ndeshjen skuadrës italiane që do të shënonte edhe 3 gola të tjerë me Lautaro Martinez dhe dy herë me belgun Lukaku. Finalja do të luhet të premten në mbrëmje, teksa spektakli do të jetë i garantuar. Pas 21 vitesh një skuadër italiane rikthehet të luajë në një finale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP