Interi shkatërron Romën dhe marshon drejt titullit
Inter u rikthye në formë të shkëlqyer pas pushimit të kombëtareve, duke marrë një fitore spektakolare 5-2 ndaj Roma në San Siro. Skuadra zikaltër e drejtuar nga Cristian Chivu e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte: pas vetëm një minute, Lautaro Martínez shënoi pas asistit të Marcus Thuram.
Roma reagoi dhe barazoi në minutën e 40-të me Gianluca Mancini, por në fund të pjesës së parë Hakan Çalhanoğlu realizoi një supergol për 2-1.
Në pjesën e dytë, Inter dominoi plotësisht. Lautaro shënoi golin e dytë personal në minutën e 52-të, ndërsa Thuram realizoi me kokë për 4-1. Më pas rrjetën e gjeti edhe Nicolò Barella, duke e çuar rezultatin në 5-1.
Roma shënoi golin e dytë me Lorenzo Pellegrini, por gjithçka ishte e vendosur.
Me këtë fitore, Inter arrin në 72 pikë, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalët në garën për titull.
KOHA JONË SONDAZH

