Interi shkatërron Udinezes dhe mban gjallë shpresat për Championsin (VIDEO)
Interi mban gjallë shpresat për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Zikaltrit kanë fituar me lehtësi 4-0 në transfertë ndaj Udinezes.
Skuadra e Spaletit zhbllokoi ndeshjen që në mnutën e 13-të me Ranokian, me një goditje me kokë. Në fundin e pjesës së parë zikaltrit mbyllin ndeshjen duke shënuar dy gola brenda dy minutash me Rafinjën dhe Mauro Ikaridn.
Në fillimin e pjesës së dytë Fofana la shokët e tij me një lojtar më pak, ndërkohë që Borja Valero realizoi golin e katërt. Interi ngjitet në kuotën e 69 pikëve, një më pak se Lacio dhe Roma, por dy ekipet romane kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

