Interi shkatërron vendin e fundit dhe rimerr kreun, Lautaro shkëlqen me tripletë (VIDEO)
Interi rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas 4 ndeshjesh, duke marrë një sukses të thjeshtë në shifrat 5-0 ndaj vendit të fundit në renditje, Salernitanës.
Ishte një ndeshje që do të mbahet mend për Lautaro Martinez, autor i një triolete personale, duke marrë dhe topin në shtëpi. Sulmuesi argjentinas realizoi dy gola në 45-minutat e para dhe një në fillimin e së dytës.
Edin Dzeko ndërkohë do të realizonte dy golat e tjerë në harkun e 5 minutave nga e 64-ta deri në të 69-tën. Interi me ktë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 58 pikë, 1 më shumë se Napoli dhe Milani. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

