Interi “shpërthen” në merkato: Dy blerje në janar dhe tre lëvizje falas në verë!

Olivier Giroud si mbështetës i Lukaku-t dhe jo vetëm. Në shtëpinë e Interit po mendohet seriozisht për merkaton e janarit. Kulusevski mbetet objektivi kryesor në mesfushë, ndërkohë që futbollistët me parametra zero, mund të mbërrijnë gjatë verës.

 

Ëndrra e madhe është Eriksen nga Tottenham, por për të duhet mposhtur konkurrenca e United dhe Juventusit. Më i lehtë është transferimi i Vertonghen dhe Kurzaëa. Për qendërmbrojtësin e Tottenhamit do të jetë vendimtare përshtatja me skuadrën e Mourinhos, ndërkohë që lojtari i PSG do të largohet me siguri nga Parisi për mungesë të hapësirave.

Giroud dhe Kulusevski mund të jenë goditjet e duhura për Conten në janar, duke përforcuar së tepërmi dy reparte, ashtu si edhe trajneri ka kërkuar nga drejtuesit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP