Interi shumë pranë transferimit të Asllanit për 9.5 milionë euro
Kristjan Asllani me shumë mundësi do të vijojë karrierën tek Interi. Zikaltërit janë fare pranë mbylljes së akordit për afrimin e talentit shqiptar. Sipas mediave përtej Adriatikut, ata e kanë prenotuar futbollistin e ri të Empolit, duke caktuar edhe çmimin, ndërsa orët në vijim pritet formalizimi i marrëveshjes.
Te Interi janë gati të paguajnë 9,5 milionë euro për yllin e mesfushës. Kjo shifër i vendosi zikaltrit në pozita mjaft të mira me skuadrat e tjera që interesohen për Asllanin. Për futbollistin shqiptar ofertat ishin të shumta nga Milani dhe Napoli, por dhe nga Newcastle.
Duke vlerësuar konkurrencën në rritje, Interi vendosi të përshpejtojë negociatat, për të siguruar blerjen e mesfushorit të talentuar. Asllani debutoi pikërisht përballë Interit në San Siro.
Në atë sfidë të Kupës së Italisë, Empoli u thye 3-2 në kohën shtesë, por futbollisti shqiptar shfaqi cilësi të larta dhe personalitet, pavarësisht se ishte në ndeshjen e parë mes më të mirëve.
KOHA JONË SONDAZH

