Interi surprizon Barcelonën, Napoli turpëron Ajaxin në Holandë (VIDEO)

Interi ka arritur që të marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Barcelonës në “San Siro” duke ndezur shpresat për kualifikim. Skuadra e Xavit dominon në lojë në 45 minutat e para, por goli do të shënohej nga vendasit. Calhanoglu do të gjente rrjetën në fundin e kësaj pjese me një goditje të bukur nga distanca që shkoi në cepin e portës.

Në pjesën e dytë, Barcelona tentoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin, i cili do të vinte, por që do të anulohej me VAR për një prekje të topit me dorë. Minutat e fundit, u bën emocionuese me katalanasit që kërkuan një 11-metërsh, i cili nuk do të akordohej edhe pse u duk se Dumfries e preku me dorë. Pak minuta dhe për Asllanin, i cili pati mundësinë që të jepte kontributin e tij.

Napoli ka shpartalluar në shifrat 6-1 Ajaxin në Holandë. Edhe pse vendasit do të kalonin të parët në avantazh me Kudus që në minutën e 9-të, skuadra e Spalletit ishte e jashtëzakonshme.

Raspadori, Di Lorenzo dhe Zielinski përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.  Në të dytën ishte Raspadori, Kvaratskhelia e Simeone do të kompletonin një mbrëmje magjike për ekipin italian që po kalon një super formë.

Liverpooli bëri detyrën ndaj Rangers duke triumfuar pastër 2-0. Alexandre-Arnold në minutën e 7-të dhe Salah me penallti në të 53-tën vendosën fatet e ndeshjes së luajtur në Anfield. Club Brugge fitoi 2-0 ndaj Atletico Madridit duke u konfirmuar si surpriza e këtij sezoni. Sowah dhe Jutgla shënuan dy golat e kësaj sfide. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP