Interi tani e nis me 1-0, ribashkohet dyshja e frikshme tek zikaltrit
Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku do të ribashkohen sërish këtë sezon tek Inter. Së bashku ata kanë një rendiment të frikshëm, pasi kanë realizuar 78 gola në 76 ndeshje.
Në praktik, me ta në fushë, Interi e nis gjithmonë në avantazh 1-0 ndaj rivalëve. Pas rikthimit nga pushimet, sulmuesi bel tashmë ka nisur përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës, teksa Inzaghi mund të ndihet me fat që do të ketë një kopje të tillë në sulm.
Në rrjetet sociale nuk ka mundur entuziazmi prej tyre, teksa kanë publikuar foto nga stërvitja shoqëruar me mbishkrimin: “Jemi rikthyer”. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

