Interi turpërohet nga Sasuolo dhe i thotë lamtumirë ëndrrës Champions (VIDEO)

Interi thuajse i thotë lamtumirë “ëndrrës” për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi është mundur sonte në mbrëmje në mënyrë të turpshme në “San Siro” 2-1 nga Sasuolo.

Zikaltrit kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët. Ndeshja nisi në “malore” për vendasit që e panë veten në disavantazh që në minutën e 25-t. Politano ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë këmbëve të murit të Interit, dhe duke mposhtur portierin Handanoviç. Ekipi i Spaletit përpiqet që të reagojë, por portieri Konsili bën pritje spektakolare ndaj Ikardit, i cili ishte në një mbrëmje të errët.

Fillimi i pjesës së dytë dominohet nga Sasuolo, që gjen dhe golin e dytë në minuan e 72-të. Domeniko Berardi me një veprim të bukur në hyrje të zonës shënon një gol spektakolar në portën e Handanoviç. Interi reagon vetëm 10 minuta nga fundi me Rafinjën, teksa goditja e tij devijohet nga mbrojtësit e miqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi pas kësaj disfate mbetet 2 pikë larg nga Lacio, teksa bardhekaltrit do të kenë mundësinë për të siguruar Championsin nëse fitojnë nesër ndaj Krotones. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?