Interi udhëton me dy mungesa në Firence, Asllani projektohet titullar

Kristjan Asllani festoi në stol triumfin e Interit në Superkupën e Italisë, duke mos zbritur në fushën e lojës për asnjë minutë. Megjithatë, tashmë duket se është momenti i mesfushorit shqiptar tek Interi.

Turku Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Firences, duke bërë që nga treshja e titullarëve të mbetet vetëm Mkhitaryan.

Calhanoglu mori karton të verdhë në transfertën ndaj Monzës, duke plotësuar numrin, ndërsa Barella u ndëshkua për protestë në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani dhe Frattesi pritet të zëvendësojnë dy futbollistët në fushë, në një sfidë mjaft delikate për zikaltrit, të cilët do të kërkojnë të marrin fitoren për të mos humbur terren ndaj Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?