Interi vuan ndaj Lecces, Esposito i jep 3 pikët e arratisjes në krye

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu hedh një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes në krye të Serie A, falë fitores minimale 1-0 ndaj Lecces në ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të. Para publikut të “San Siros”, zikaltërit lënë pas barazimin 2-2 me Napolin dhe përfitojnë edhe nga ndalesa e rivalëve, të cilët u ndalën 0-0 nga Parma.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja palët. Interi u shfaq rrezikshëm që në minutat e para me Bonny, por Falcone ishte i vëmendshëm. Një penallti e akorduar fillimisht për vendasit u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Edhe Lecce tentoi të befasojë, por pa sukses.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 78-të, kur Pio Esposito shfrytëzoi rikthimin e topit pas pritjes së Falcones ndaj Lautaros dhe e dërgoi topin në rrjetë. Interi menaxhoi avantazhin deri në fund, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve, +6 nga Milani dhe Napoli. Lecce mbetet në 17 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?