Interi zyrtarizon Darmian, pritet edhe mbrojtësi i Chelsea-t

Matteo Darmian mund të konsiderohet përfundimisht lojtar i Interit. Mbrojtësi përshëndet Parmën, pasi ka programuar vizitat mjekësore me zikaltrit, për t’u vënë nën urdhrat e Antonio Contes.

Interi ndërkohë në orët e fundit do të kërkojë mbylljen e një tjetër marrëveshje në repartin e mbrojtjes. Zikaltrit po shtyjnë për të mbyllur marrëveshjen për transferimin e Marcos Alonsos.

Antonio Conte e ka drejtuar për dy sezone 29-vjeçarin, kur ishte trajner i Chelsea-t, e vlerëson së tepërmi dhe po shtyn drejtuesit e Interit ta mbyllin marrëveshjen me londinezët. Pas kontakteve të para disa ditëve, zikaltrit e kanë dërguar ofertën që konsiston në huazim për një sezon dhe detyrim blerjeje në verën viti 2021 për 12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?