Interi zyrtarizon Victor Moses, një “motorr” më shumë për Conten
Victor Moses është zyrtarisht një futbollist i Interit. Mesfushori nigerian ka mbërritur që të hënën në Milano, të martën ka kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që tashmë është zyrtarizuar nga klubin zikaltër.
Ditën e sotme janë zgjidhur edhe detajet e fundit burokratike, për transferimin e lojtarit në Itali. Klubi i Fenerbahces ka dhënë lejen për huazimin, i cili në fakt është në pronësi të Chelsea-t.
Nigeriani do të luajë deri në fund të sezonit, ndërkohë që në verë, Interi do të ketë të drejtën e blerjes për 10 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/