Intervista e parë e Bakajt në Bjellorusi: Ishte një vendim që e mendova mirë!
Elis Bakaj është prezantuar në Bjellorusi, aty ku ai do të luajë sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi kryeqytetas është shitur nga skuadra e Kukësit te Shakhter Soligorsk, ekip ky që kërkon të fitojë titullin kampion. Ai ka dhënë dhe intervistën e parë duke shprehur ambiciet e tij.
“Jam shumë i lumtur që jam te Shakhtar! Para se të vija këtu kam studiuar për një kohë të gjatë se si është ky klub, dhe kampionatin. Unë e di se “minatorët” gjithmonë luftojnë për pozicionet më të larta në kampionat dhe Kupë. Pra, ishte një vendim të cilën e mendova. Unë dua të ndihmoj ekipin e ri që të arrijë rezultate edhe më të mira. unë do të bëj më të mirën për të arritur këtë gjë”.
– Po në lidhje me statistikat personale: golat, transferimet. A keni synime që doni të arrini?
Në radhë të parë është ekipi. Nëse skuadra luan mirë, lojtarët gjithashtu do të “mbushin” statistikat e mira personale, ju këtë gjë e dini? Unë tashmë kam mjaft përvojë për të ditur saktësisht se çfarë në të tilla raste. Kështu që unë do të bëj gjithçka që mundem për të bërë që skuadra të luajë mirë, më pas vijnë golat dhe synimet personale.
– Ju keni zhvilluar dy seanca trajnimi. Si ju duken shokët e rinj dhe trajnerët?
Gjithçka është super! Të gjithë djemtë dhe stafi i stërvitjes janë shumë të shoqërueshëm. Mendoj se mund të punojmë mirë së bashku. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

