Intervista/ Strakosha: S’më interesojnë kritikat, do i përqafoj të gjithë kur të nisim stërvitjen

Thomas Strakosha po kalon një sezon magjik te skuadra e Lazios. Portieri i Kombëtares sonë është “gardiani” që ka pësuar më pak gola këtë sezon në Seria A, vetëm 23. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, ai ka folur për lidhjen e fortë që ka Shqipëria me Italinë, për kritikat dhe për rifillimin e sezonit.

“Gjëja e parë që kemi të gjithë në kokë është që të mposhtim këtë virus. Ne futbollistët mendojmë se si mund të ndihmojmë personat që kanë nevojë. Është e rëndë që të shohësh njerëz që vdesin apo ka të tjerë në spital që janë vërtet keq”.

Mesazhi dhe ndihma e Ramës – “Me fjalët e tij ai tregoi dashurinë e shqiptarëve për Italinë dhe italianët, sepse ata na janë gjendur pranë në momente të vështira. Edhe unë e kujtoj periudhën kur isha i vogël, jam rritur këtu sikur të isha roman dhe si futbollist. Ne mund të japim ndihmën tonë edhe pse vetëm me disa mjekë apo infermierë”.

Forma pas dy muajsh ndalim – “Po, ishim në një moment shumë të mirë, po e tregonim edhe në fushë. Jemi të dytët në renditje, jemi krenarë për këtë gjë, por do jenë dy muaj ndalim për të gjithë, jo vetëm për ne. Unë mundohem që të jap gjithmonë kontributin tim me shpejtësi dhe gatishmëri. Jam mundur që të ruajë disi formën me ushtrime në kopsht me topin. Rëndësi ka që të kalojë kjo situatë dhe të vazhdojmë rezultatet pozitive edhe pas rikthimit në fushë”.

Kritikat – “Kritikat nuk më interesojnë. Nëse i lexoj, do të thotë se kam kohë të lirë. Nëse kam kohë të lirë, unë stërvitem, ose kaloj kohë së bashku me familjen. Ndaj nuk u kushtojë rëndësi gjërave negative, shoh vetëm rrugën time, e cila ka të bëj me punën dhe të stërvitem shumë dhe të bëj ëndrrat realitet”.

Gjëja e parë që do bësh kur të shkosh në qendrën stërvitore?– “E thjeshtë, do të përqafoj të gjithë shokët e ekipit, magazinierët, fizioterapistët, të gjithë pjesëtarët. Dy muaj më parë, do të dukej si diçka banale, por tashmë mund ta shohim sa e rëndësishme është që të përqafosh njerëzit më të afërt”.

Vetëm Wojciech Szczesny renditet para tij në një renditje për portierët më efiçentë në kampionatin italiane duke treguar edhe njëherë se Strakosha është një portier special. Jo më kot Lazio e Tares, ëndrrën ende që këtë sezon të fitojë titullin kampion. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP