Intrigë me Kumbullën, mes Inter dhe Napolit futet Man.United
Marash Kumbulla ishte një nga emrat më të lakuar në këtë merkato dimri dhe kështu pritet të jetë edhe në verë. Për qendërmbrojtësin kuqezi do të dëgjojmë shumë deri në ditët e fundit në një kohë kur interesimi për të është i madh. Inter ka bërë hapa përpara duke vendosur kontakte zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit ndërsa nga ana tjetër Napoli ka gjetur prej kohësh akordin me Verona: 20 milion euro kesh plus 4 të tjerë në formë bonusesh.
Mes Inter dhe Napolit, sëfundmi në mes është futur edhe Man.United, skuadër e cila e ndjek prej kohësh mbrojtësin kuqezi. Përfaqësues të ekipit britanik kanë qenë të pranishëm në “San Siro” të dielën e shkuar ku kanë ndjekur nga pranë Kumbullën në sfidën kundër Milan. “Djajtë e kuq” morën konfirmimin e radhës nga Kumbulla dhe janë të gatshëm të hidhen në aksion, sigurisht me një ofertë më të mirën për Veronan, 25 deri në 30 milion euro.