Inzaghi: Duhet kujdes ndaj Zvezdës, nuk janë një kundërshtar i thjeshtë

Në prag të ndeshjes në Champions ndaj Crvena Zvezdës, trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar përqendrim nga skuadra, ndaj një rivali që në letër duket i thjeshtë.

“Interi duhet t’i japë vazhdimësi paraqitjeve të tyre në këtë moment. Përqendrimi është një element shumë i rëndësishëm. Kjo formulë e re e Champions shton vështirësitë. Ne e dimë se çfarë rezervon kalendari për ne, nuk do të jetë e lehtë dhe duhet të përballemi me gjithçka ndeshje pas ndeshje.

Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Crvena Zvezdës, ata janë një ekip shumë i përgatitur që ka bërë shumë mirë në  kampionat. Do të jetë një ndeshje me shumë rreziqe, të cilat do të duhet t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP