
Disa sezone më parë Virgil van Dijk nuk pësoi asnjë driblim brenda sezonit. Alessandro Buongiorno është në rrugën e duhur, pasi nuk është kaluar nga asnjë kundërshtar që nga shkurti i kaluar, me 1513 minuta në total.
I ardhur për 40 milionë euro nga Torino, ai është kthyer në liderin e mbrojtjes së Antonio Contes-it të Napolit. Vetëm një gol i pësuar, ndaj Parmës, me të në fushë.
Me pak fjalë, tani për tani një bast i fituar, edhe pse ka ardhur te Napoli për një shifër të konsiderueshme. Edhe sezonin e kaluar me Torinon ishte një lider i vërtetë në mbrojtje. /R.Lika-Koha Jonë/
