Inzaghi edhe një shans të fundit ndaj Veronas, sot Roma-Juve
Për të kuptuar se sa keq është situata tek Milan, mjafton klasifikimi, pas javës së 25-ët. Skuadra e Palermos, debutuese dhe pa pretendime, ka po aq pikë sa Milan, pas 24 javëve të para. kësisoj, Verona vendos udhëtimin e Filipo Inzaghit, por jo skuadra e Chievos, që ndali kuqeiznjtë e Milanit në ndeshjen e fundit të Seria A. Pas barazimit zhgënjyes 0-0 që regjistroi në stadiumin Benetgodi përballë formacionit të drejtuar nga Rolando Maran, Milani do të presë të shtunën e ardhshme në San Siro pikërisht Hellas Veronën. Fitorja do të jetë objektivi i vetëm i kuqezinjve, sidomos nëse futbollistët e 18-herë kampionëve të Italisë dëshirojnë që edhe pas kësaj ndeshjeje të stërviten nga trajneri aktual Filipo Inzaghi. Ultimatumi ka ardhur nga presidenti Silvio Berlusconi, të cilit i ka sosur drumi dhe disa javë më parë konfirmoi Inzaghin deri në përfundim të sezoni. Por presidenti i Milanit ka bërë me dije teknikut 41-vjecar se nëse nuk fiton ndaj skuadrës së Mandorlinit fundjavën e ardhshme do të shkarkohet. Klima në ekip nuk është aspak e qetë pas rezultateve zhgënjyese që kanë regjistruar kuqezinjtë gjatë vitit 2015. Vetëm 2 fitore në 9 ndeshje të kampionatit italian edhe ato përballë dy skuadrave më të dobëta Parmës dhe Cesenës në “San Siro” janë shumë pak për një skuadër që synon majat e futbollit italian dhe atij europian. Drejtuesve tashmë u është sosur durimi edhe pse Berlusconi dhe Galliani ja kanë dhënë edhe një shans të fundit Inzaghit. Milani, përveç se me rezultate nuk po bind as me lojë dhe nëse Inzaghi do të shkarkohet, me shumë mundësi vendin e tij do ta marrë Mauro Tassoti deri në përfundim të kampionatit. Është thuajse i pamundur një rikthim i Clarence Seedorf edhe pse holandezi paguhet ende nga Milani.
Seria A
Të shtunën
Chievo-Milan 0-0
Të djelën
Cagliari-Verona 1-2
Genoa – Parma (e shtyrë)
Atalanta-Sampdroia 1-2
Cesena-Udineze 1-0
Palermo-Empoli 0-0
Sasuolo-Lacio 0-3
Inter-Fiorentina 0-1
Torino -Napuli 1-0
Të hënën
20:45 Roma -Juventus
Klasifikimi: Juventus 57 pikë, Roma 48, Napoli 45, Lacio 43, Fiorentina 42, Sampdoria 39,Genoa 36, Torino 36, Inter 35, Milan 34, Palermo 34, Sasuolo 29, Empoli, Udineze, Verona 28, Kievo 25, Atalanta 23,Cagliari 20, Cesena 19, Parma 10 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

