Inzaghi: Fitorja me Juven na dha besim, luftojmë deri në fund për titullin
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shfaqur mëse i gëzuar pas fitores 2-0 përballë Veronës në “San Siro”, sukses që mban në garë zikaltërit në luftën për titullin kampion. Strategu italian konfirmoi se fitorja ndaj Juventusit e ka motivuar më shumë ekipin e tij.
“Verona është një skuadër që ndërton mirë dhe krijon raste për shënim nuk është e lehtë. E përgatitëm ndeshjen mirë. Është e qartë që fitorja në Torino na ka dhënë shumë besim, por e di sa punojmë dhe nuk jemi dorëzuar asnjëherë. Skuadra ka punuar mirë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se mund të arrijmë objektivat tanë.
Perisic po kalon një moment të mirë, ndërsa Gosens që po rritet dita-ditës. Perisic është mirë fizikisht prandaj kisha frikë se mos Correa dëmtohej dhe nuk mund të hiqja dortë nga Perisic.
De Vrij? Ka pasur një dëmtim të lehtë, por të shpresojmë që të mos ketë asgjë. Mungojnë edhe 7 ndeshje nga fundit, jemi të gjithë aty, por vështirësitë në Serie A janë të mëdha”, tha Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

