Inzaghi: Fitorja ndaj Napolit do na ndihmojë ndaj Shakhtarit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes v vendimtare që do të luajnë nesër ndaj Shakhtar Donesk. Strategu italian theksoi se fitorja ndaj Napolit do e ndihmojë ekipin për të tentuar suksesin.

“Në fundjavë mundëm Napolin, me mbrojtjen më të mirë në Europë. Nesër e dimë që gjithçka është në dorën tonë pas dy fitoreve me Sheriff-in, jemi aty. Kemi përballë një kundërshtar që luan mirë dhe me një trajner të shkëlqyer. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi, të dy mund ta fitonim ndeshjen.

Ka një proces rritjeje dhe jemi në rrugën e duhur, por puna është ende e gjatë. Secili trajner ka idenë e tij, kam gjetur një ambient të shkëlqyer që më ka mirëpritur që nga dita e parë. Kanë kaluar katër muaj, ne kemi bërë një rrugë të shkëlqyer dhe besoj se fitorja ndaj Napolit mund të na japë një stimul të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më mungojnë De Vrij dhe Sanchez të cilët shpresoj të rikuperohen shpejt, për pjesën tjetër kam shenja të shkëlqyera. Më duhet të bëj disa zgjedhje, të gjithë kanë luajtur pak”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?