Inzaghi humbet edhe Frattesin, përgatit revolucion në formacionin ndaj Salernitanës

Interi do të rikthehet në fushë të shtunën në mbrëmje, për t’u përballur me Salernitanën në transfertë, teksa zikaltrit do të provojnë të rikthehen të fitorja pas humbjes ndaj Sassuolos.

Simone Inzaghi do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat, por edhe sfidën e të martës në mbrëmje në Champions ndaj Benficës, para se të vendosë për formacionin që do të aktivizojë ndaj Salernitanës.

Listës së dëmtuarve, pas Arnautoviç, Sensit e Cuadrados, i është shtuar edhe Davide Frattesi, i cili ka shfaqur një problem muskulor dhe do të rikthehet vetëm fundjavën e ardhshme, për sfidën ndaj Bolognës në “San Siro”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë pritet që Inzaghi të lërë pushim edhe emra si Lautaro e Dimarco, teksa thuajse të sigurt për një vend si titullarë janë Pavard, De Vrij, Carlos Augusto dhe Sanchez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?