Inzaghi i fiksuar pas Asllanit, ka gati një rol të ri për mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani është bërë menjëherë protagonist tek Interi që në përgatitjet para sezonit të ri. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Simone Inzaghi ka mbetur i befasuar nga kualiteti i mesfushorit të kombëtares sonë, i cili u transferua nga Empoli.

Fillimisht ideja e Interit ishte që të gjente një pasues për Brozovic, për t’i dhënë më shumë pushim këtij të fundit. Gjithsesi strategu italian, duke se ka ndryshuar mendim, pasi mund ta përdorë dhe si mesfushor që luan më i avancuar, në rolin e Barella-s ao Calhanoglu.

Goli i shënuar në miqësoren ndaj Monacos, ishte një konfirmim se ai mund të bëjë gjëra të mëdha edhe në fazën e avancuar. Vlerësimet për Asllanin kanë qenë të mëdha, teksa ka treguar një kualitet të lartë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?