Inzaghi: I kemi mundur vetëm ne, por është ndeshje ndryshe në Superkupë

Lazio këtë sezon është skuadra e vetme që ka arritur që të mundë Juventusin. Trajnerin Simeone Inzaghi shpreson që skuadra e tij të përsëris të njëjtën sukses edhe në finalen e Superkupës edhe pse e di shumë mirë se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga kampionati.

“Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe. Në 90 minuta luhet një trofe, ndaj nuk duhet të bëjmë gabime. Do të përballen dy skuadra që në çdo moment mund të bëjnë keq. Ne vijmë nga një periudhë shumë e mirë, 8 fitore radhazi. Në 3 vjet e gjysmë të punës sime me këtë ekip, kjo është finalja e katërt.

Juve me trident në sulm? Pavarësisht se kush do të luajë, ata kanë kualitete të mëdha. U kam thënë djemve që duhet të jenë të përqendruar. Në kampionat kemi pësuar gol me mbrojtje të vendosur, madje edhe në superioritet. Juventus është gjithmonë e rrezikshme.  Djemtë janë përgatitur shumë mirë, me përqendrim, kompaktësi dhe me shpirt gare. Këto janë 3 gjërat që kërkoj nga ata nesër.

Keni mundu 3 herë Juven? Kanë qenë 3 ndeshje të ndryshme. Kemi zhvilluar tre ndeshje shumë të mirë, por sfida e Superkupës me golin e Murgias është kujtimi më i bukur. Kjo do të jetë një ndeshje ndryshe, duhet të jemi shumë të vëmendshëm. E dimë që në letër, ata janë më të fortë, por e dimë që në fushë mund të dyluftojmë”, deklaroi Inzaghi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP