Inzaghi: Jam përgjegjësi i parë, kemi probleme me finalizimin!

Interi konfirmoi momentin negativ që po kalon në kampionat duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Fiorentinës. Trajneri Inzaghi ka marrë përgjegjësit e tij, ndërkohë që theksoi se problemi i vërtetë për momentin është finalizimi i aksioneve.

“Kemi bërë një nëntor, dhjetor dhe janar perfekt ndërsa tani kemi pësuar rënie. Gjithsesi duhet të jemi të qetë dhe të punojmë më shumë. Mungon vetëm rezultati. Nuk po krijojmë edhe aq shumë dhe po finalizojmë më pak se ç’jemi mësuar.

Duhet të shkonim me një tjetër formë në Torino. Prisja më shumë edhe pse nuk i shmangem përgjegjësive. Si trajner i skuadrës, jam përgjegjësi i parë. Djemtë po japin gjithçka. Në disa episode nuk u treguam të zotët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi 12-13 lojtarë kombëtaresh në skuadër, duhet të tregohemi të aftë. Me 2-1 të Sanchez, do të flisnim ndryshe tani megjithatë kemi të gjithë kohën e nevojshme për tu ringritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teknikisht gabuam, duke sulmuar pak në thellësi. E lehtë për të përdorur mungesat si justifikim. Nuk jam i kënaqur sidomos me pjesën e parë.

Juventus? I kemi sfiduar dy herë mes kampionatit dhe Superkupës. E dimë që janë kundërshtarë të mëdhenj”, tha Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?