Inzaghi: Jemi në objektivat e klubit, për titullin duhen edhe 20 ndeshje!
Në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit ndaj Torinos, Simeone Inzaghi ka folur në një konferencë për shtyp. Strategu i njohur se për titullin kampion mungojnë edhe 20 ndeshje, ndaj dhe është një rrugëtim i gjatë.
“Kemi parë që në këto 18 ndeshjet e para të ligës kreu i renditjes ka ndryshuar shpejt. Jemi në përputhje me atë që na kishte kërkuar klubi, që kualifikimi në fazën tjetër në Champions dhe për të qëndruar në katër vendet e para në kampionat, ndaj jemi të lumtur. Ekipi po punon shumë mirë dhe ky është një stimul për të na bërë të vazhdojmë në këtë rrugë duke e ditur që gjithmonë ka shumë gracka.
Me 20 ndeshje që mungojnë nga tani deri në fund gjithçka është ende shumë e gjatë, ne e dimë se çfarë na ofron kalendari, por tani shqetësimi im është për ndeshjen e nesërme sepse kemi një ekip të shëndetshëm dhe shumë të organizuar.
Torino? Juric ka lojtarë cilësorë dhe sasiorë dhe në katër ndeshjet e fundit ka bërë dy barazime dhe dy fitore. Kanë një seri pozitive, trajneri është shumë i përgatitur dhe unë e respektoj shumë, ai është në gjendje të nxjerrë më të mirën në ekipet e tij”, tha strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

