Inzaghi: Juventus i mësuar me finale, por nesër nuk do të ketë favoritë
Inter dhe Juventus do të masin forcat mes tyre nesër në mbrëmje në finalen e Superkupës së Italisë. Trofeu që do të vërë përballë dy ekipet më shumë histori në Itali sheh si favorite skuadrën e Simone Inzaghit që po kalon një sezon shumë të mirë. Juventus nga ana tjetër vjen me shumë mungesa. Trajneri i zikaltërve është shprehur se derbi nuk ka asnjë favorit.
“Është një ndeshje finale dhe këto lloj sfidash nuk kanë favoritë. Juventusi ka lënë pikë në tetë ndeshje, por ndaj Romës bënë një përmbysje të jashtëzakonshme. Juventus është mësuar të luajë finale, kanë në organikë lojtarë me shumë eksperiencë, por edhe ne jemi në një formë të shkëlqyer. Do të provojmë të vendosim në punë të gjithë armët tona, shpresojmë edhe që tifozët të marrin atë që presin nga ne.
Episodet kyçe dhe motivimi do të jenë thelbësore në këtë sfidë. Do të na duhet të luajmë një ndeshje agresive, vendosmëri dhe intensitet duke e ditur se përballë kemi një ekip të shkëlqyer të mësuar me këto sfida. Do të ketë momente ku ata do të na vendosin në vështirësi, por duhet të dimë të dalim nga këto situata. Unë nuk kam asnjë frikë, ne jemi kryesuesit e kampionatit.
Në fillim dukej se favorite për titull do të ishte Juventus, por edhe skuadra të tjera. Shikojeni se ku janë ato tani. Nga atmosfera në do të jemi shumë të motivuar, jam me fat që i kam sulmuesit në formë. Ekipi im do të japë 120% në fushë”, deklaroi Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

