Inzaghi: Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë, tani vëmendja te kampionati!
Simone Inzaghi ngriti për herë të dytë Kupën e Italisë, këtë herë me ekipin e Interit. Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë ka folur pas ndeshjes në Sport Mediaset.
“Ishte një paraqitje e mirë kundër një kundërshtari shumë, shumë të fortë. U paraqitëm mirë në 30 minutat e para, më pas e humbëm pak formën deri në fund të pjesës së parë. E nisëm keq pjesën e dytë, duke pësuar dy gola që mund të shmangeshin. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm. Megjithatë Interi im nuk dorëzohet kurrë.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndaj këtë trofe, që më interesonte shumë, me stafin tim që më ka ndihmuar që nga gushti të përgatitem për tre ndeshje në javë. Kjo ishte ndeshja e 50-të e sezonit, nuk mund të kërkoja më shumë nga djemtë e mi. Jam shumë i lumtur, është e drejtë ta shijojmë këtë trofe me të gjithë tifozët tanë.
Kemi arritur të mundim Liverpool në Champions League. Mendoj se jemi e vetmja skuadër që i mundi në vitin 2022. Donim të jepnim gjithçka në atë ndeshje, që na kushtoi disa pikë në Serie A dhe na krijoi problemi. Gjithsesi nuk ka keqardhje”, tha trajneri i Interit.