Inzaghi: Liverpooli është favorit, por ne do të luajmë me armët tona!
Në vigjilje të super ndeshjes së Champions League ndaj Liverpoolit në shtëpinë e Interit janë gati. Trajneri Simone Inzaghi ka ide të qarta se si duhet ta marrë këtë sfidë ekipi i tij. “Në letër Liverpooli është favorit, por është një ndeshje që duhet ta luajmë. E dimë se do të jetë e vështirë dhe duhet të jemi perfekt, por do të luajmë armët tona. Vendosmëria bën diferencën dhe ne kemi shumë pwr të shfaqur. E respektojmë Liverpoolin, por nuk e nisim si të mundur”.
Më tej strategu italian analizoi dhe momentin që po kalon Interi i tij, duke dhënë një koment dhe për dy ndeshjet e fundit nga të cilat kanë marrë vetëm 1 pikë.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet, nuk i prisja. Gjithsesi mendoj se kemi luajtur dy ndeshje të shkëlqyera kundër dy skuadrave të mëdha, që së bashku me Juventusin do të jenë rivalë për titullin kampion.
Luajtëm mirë të shtunën ndaj një ekipi si Napoli, që është shumë i fortë. Pjesa e parë ishte normale. Penalltia në fillim na penalizoi, por ne qëndruam në lojë dhe u sollëm ndryshe në pjesën e dytë. Ajo pjesë më jep besim para ndeshjes kundër Liverpool.
Ata kanë një skuadër që luan në thellësi, me një trajner të madh, luajnë me intensitet, ndaj duhet të jemi në lartësinë e duhur si kur kemi topin, ashtu edhe kur mbrojmë. Liverpool mund të jetë vdekjeprurës në kundërsulme. Mbrojtësit e tyre kanë pothuajse të njëjtat cilësi si organizatorët, kështu që ata mund të na shkaktojnë probleme kudo në fushë”.
KOHA JONË SONDAZH

