Inzaghi: Na mungojnë edhe 7 pikë për titullin tonë të parë!

Trajneri Simeone Inzaghi kërkon që të ulë presionin te futbollistët e tij, teksa në konferencën para ndeshjes së radhës ndaj Milanit, ka theksuar se objektivi i parë është sigurimi i një vendi në Champions League.

“Po kalojmë një periudhë emergjence, por jam i bindur se me secilin modul mund të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Lazio e ka fituar titullin e vet, këta djem po bëjnë një sezon fantastik.

Jam krenar që jam trajneri i tyre, për titullin e parë mungojnë edhe 7 pikë, Fillimisht të sigurojmë kualifikimin matematik, më pas do të shohim ndeshje pas ndeshje.

Afrimi me Juven në ndeshjen direkte? Nuk e di, ka shumë variable, pasi ka edhe shumë ndeshje në lojë.

Milani? Është një ekip i organizuar, me futbollistë shumë të mirë. Piolin e njoh mirë, është një trajner fantastik, shumë i përgatitur, një person shumë i mirë”, deklaroi Inzaghi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP