Inzaghi ndaj Juventusit rrezikon titullin, por dhe … vendin e punës

Sipas asaj që raporton gazeta Il Giornale, një humbje e mundshme e Inteirt kundër Juventusit mund t’i kushtonte Simone Inzaghit jo vetëm në renditjen e kampionatit, por edhe në të ardhmen e tij.

Trajneri ka kontratë deri në vitin 2023, por skuadra zikaltër në javët e fundit i ka propozuar rinovimin për të evituar largimin me kosto zero. Nëse gjerat nuk shkojnë mirë atëherë mund të mendohet edhe një pasues i mundshëm në vend të tij.

Në çdo rast, nëse Inzaghi fiton Derbin e Italisë, do të ketë një domethënie të madhe, ndërkohë që lajmi i mirë është rikuperimi i Brozovic, i cili duket se do të jetë gati që nga minuta e parë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?