Inzaghi: Ndeshjen e vendosën episodet, goli i barazimit ishte faull i pastër
Simone Inzaghi është shumë i zhgënjyer për humbjen që pësoi Interi, duke kontestuar golin e barazimit, i cili sipas tij erdhi nga një faull ndaj Sanchez. Strategu italian shtoi se kjo humbje duhet të shërbejë për të ardhmen për t’u përmirësuar.
“Ky është futbolli. Dominuam një ndeshje për shumë minuta, por nuk arritëm që të shënonim golin e dytë. Goli i barazimit nga Milani na ka bërë nervozë dhe nuk ishim të kthjellët. Duhet të jemi nga tani e tutje. Pësuam një gol të çuditshëm dhe djemtë u acaruan. Por ishte edhe një faull i pastër ndaj Sanchezit. Kam parë një derbi në sens unik.
Humbëm toruan. Ishin dy kundërsulme të shpejta, por ndeshja u vendos nga episodet. Nuk ishim të zotët që t’i shfrytëzonim rastet që patëm. Tani djemtë duhet të analizojnë gabimet që bënë dhe shpresoj që të mos ndodhin më. Kishte shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes, sepse e dimë të gjithë sa i rëndësishëm është derbi. E humbëm pa meritë.
Unë e pashë skuadrën time që të dominonte për shumë kohë. Por rezultati është ai që djeg shumë. Meritonim një rezultat më të mirë”, deklaroi Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

