Inzaghi ndez derbin italian: E dimë mirë se çfarë përfaqëson kjo sfidë

Nuk është një ndeshje si të tjerat. Inter-Juve mund të shënjojë një sezon të tërë. Simone Inzaghi e di këtë, ndaj e nënvizoi në konferencën për shtyp, në prag të derbit të nesërm të Italisë:

“Kampionati sapo ka filluar, sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, me dy skuadra të forta dhe konkurruese. Ne luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë. Si skuadër e dimë mirë se çfarë përfaqëson kjo sfidë.

Allegri tha se Interi është më i forti dhe më favoriti edhe për titullin? Më vjen mirë, e respektoj shumë. Është e qartë se mund të thuhet e njëjta gjë për Napolin, Milanin, Juven, Romën, Lazion. Do të jetë një kampionat emocionues, ku Interi im do të jetë protagonist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht nga tri pikët në lojë. Pas disfatës në Romë kemi folur shumë me djemtë, që mbetën shumë të zhgënjyer. Na duhej një shpagim i menjëhershëm dhe të martën reaguam ndaj Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë dhe e lehtë, ndaj një ekipi të organizuar. Më pëlqeu mënyra e reagimit pas disfatës në kryeqytet. Situata me dëmtimet? I vetmi i padisponueshëm për nesër është Correa, ai po stërvitet veçmas dhe do të përpiqemi ta bëjmë gati për Empolin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?