Inzaghi: Rezultati i rëndësishëm ndaj Milanit, do të jetë një derbi intensiv

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shfaqur i karikuar në prag të derbt ndaj Milanit. Fitorja në mesjavë ndaj Sheriff i ka dhënë zemër ziklatërve, që tashmë synojnë që të rikuperojnë sa më shpejt diferencën me kuqezinjtë dhe Napolin.

“Derbi do të jetë padyshim një ndeshje intensive. Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë një derbi qyteti, sidomos ai ndërmjet Milan dhe Inter. Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për tifozët dhe klubin. Në sytë e lojtarëve të mi pashë shumë besim dhe bindje, ata janë gati për të dielën mbrëma. Deri tani kemi bërë shumë mirë, në Champions jemi në rrugën e duhur dhe në kampionat kemi marrë 24 pikë në 11 ndeshje. I them bravo Napolit dhe Milan-it , por dua ti kujtoj se jemi dhe ne në garën për titullin.

Kemi objektiv vetëm fitoren, por të jem i sinqertë në derbi nuk dihet kush do të fitojë. Kemi disa ndeshje që sulmojmë shumë e shënojmë pak, kemi fokusuar përqedrimin tek mbrojtja dhe te loja si ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam besim të plotë nesër tek i gjithë ekipi, besoj se Lautaro do të shënojë, ka nevojë që të zhbllokohet e mendoj se nesër do të jetë dita. Ai luan shumë mirë , edhe pse nuk ka shënuar këto ndeshje ai ka patur një rol shumë të rëndësishëm për ne. Më thoni një sulmues që ushtron presion edhe vrapon aq shumë sa Lautaro nuk ka, është unik”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?