Inzaghi sfidon Juven: Ndeshja e duhur për t’u dhënë sinjal të gjithëve
Juventus-Inter nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat në Serie A. Derbi i Italisë mbart një tension të veçantë, këtë vit akoma më shumë edhe për shkak të situatës në tabelën e klasifikimit. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi duke folur para duelit është shprehur se ky është momenti i duhur që skuadra e tij të tregojë vlerat.
“Ndeshja kundër Juventusit është gjithmonë e rëndësishme, por këtë vit është ajo e duhura për t’u dhënë një sinjal të gjithëve. Pres rezultatin maksimal. Në fillim të kampionatit do të firmosja me dëshirë që të isha në garën për titull në këtë situatë, por kritikat janë gjithmonë.
Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe përballë një kundërshtari me shumë vlera dhe në një stadium të vështirë. Do të luajmë me personalitet dhe karakter. Pres të marrim rezultatin maksimal. Paraqitjet e mira nuk kanë munguar edhe të dhënat e fundit e tregojnë.
Krijojmë shumë, por kemi marrë vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit. duam fitoren sepse na presin 9 finale, por ndeshja kundër Juventusit është gjithmonë ajo më e rëndësishmja për ne.
Ky është derbi i Italisë, nuk është njësoj me ndeshjet e tjera dhe ndihet më shumë. duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në Torino dhe rezultati do të ndikojë shumë si në renditje edhe në moralin e skuadrës.
Brozovic? Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është për ne. Ka punuar mirë dhe sot është stërvitur me grupin së bashku me De Vrij. Barella ka punuar mirë këto ditë, si të tjerët”, tha Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

