Inzaghi shkund Interin e tij: Të jemi më cinikë, duhet ‘t’i vrasim’ ndeshjet

Simone Inzaghi bëri një bilanc të kushteve të Interit, i cili ka alarme dëmtimesh. Në fund të ndeshjes së fituar 1-0 kundër Venezias, Alessandro Bastoni u zëvendësua pas një goditjeje: “Ai kishte vetëm fillimin e një ngërçi, – shpjegoi trajneri zikaltër në konferencën për shtyp. – Bëra menjëherë zëvendësimin e tij me Bisseck, por nuk e nëse kishte ndonjë problem serioz”.

Duke analizuar ndeshjen në tërësi, Inzaghi nënvizoi domosdoshmërinë për të qenë më cinikë, ndërsa nuk mendon fare për sfidën e radhës të Serie A, ndaj Napolit, sepse më përpara duhet të përballet në Champions me Arsenalin:

“Duhet të ishim më cinikë, por i komplimentova lojtarët për pjesën e parë të shkëlqyer, me raste shumë të rëndësishme të shpërdoruara. Ndoshta e menduam më të lehtë këtë sfidë, më pas gjetëm avantazhin. E meta e madhe ishte mos mbyllja e ndeshjes.

Ne e dimë se në Serie A, ndeshjet janë gjithmonë në ekuilibër. Shansi i fundit, përtej prekjes së topit me dorë, ishte shtyrja ndaj Bisseck. Duhet të jesh cinik, nuk mund të arrish në minutën e 7-të të kohës shtesë me epërsinë e një goli. Dua të komplimentoj në çdo rast Venezia, sepse zhvilloi një ndeshje të madhe.

Gara e titullit? Po rivalizojnë skuadra të forta, që kanë investuar dhe janë forcuar. Edhe ne jemi forcuar me lojtarë, që do të na japin një dorë. Do të jetë një kampionat i balancuar, jemi të gjithë aty-aty. Gara do të jetë e hapur deri në fund. Megjithatë, këto ndeshje mund të bëjnë diferencën, ndaj duhet t’i luani mirë, me rotacionet e duhura. Ne kemi pasur disa probleme në sfidat e fundit, Carlos Augusto është lënë jashtë, por unë kam nevojë për të gjithë lojtarët.

Napoli? Nuk do të jetë pikë kthese kjo javë e Serie A, por e rëndësishme. Për dy ditë e gjysmë do të jemi në fushë, duke sfiduar një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të përgatitemi më së miri. Në mendimet e mia tani është vetëm Arsenali”.

SHKARKO APP