Inzaghi të dielën bën 200 ndeshje në Seria A, sfidon Allegrin dhe Conten

Simone Inzaghi është i interesuar vetëm për të fituar me Interin e tij dhe për të qëndruar në krye të renditjes. Të dielën zikaltërit do të luajnë një sfidë të rëndësishme për strategun që do të arrijë 200 pankina në Seria A. Në epokën e 3 pikëve, pra nga 1994-95, vetëm Antonio Conte (136) ka thyer kuotën me më shumë fitore nga 110 të ish-strategut të Lazios.

Duke shtuar197 ndeshjet me bardhekaltrit dhe dy fitoret me Interin, Inzaghi ka një përqindje fitoresh prej 55.28%, si pasojë e 110 fitoreve, 35 barazimeve dhe 54 humbjeve. Golat e shënuar janë 379, ndërkohë që ato të pësuar janë 254. Ndër trajnerët me të paktën 200 pankina në Serie A janë vetëm Antonio Conte me 67.98% fitore, Allegri që ka arritur te Juventusi (61.11%), Marcello Lippi (56.66%) dhe Carlo Ancelotti (56.58%).

Tifozët e Interit me siguri që do të pyesin se pse nuk është Mourinho në këtë renditje?. Trajneri i tripletës për zikaltërit ka drejtuar vetëm në 78 ndeshje, me një mesatare prej 65 për qind të fitoreve, por që gjithsesi do të ishte sërish poshtë Contes. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP