Inzaghi: Të gjithë e dinë ëndrrën time, është si ajo e vitit 2000
Trajneri i Lazio-s ëndërron titullin kampion pas një sezoni shumë të mirë deri më tani. Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, ai ka pranuar se forma e ekipit nuk do të jetë njëlloj si para pandemisë.
“Kur u ndal kampionati ishim shumë mirë. Kur të rifillojë, do të kërkojmë të jemi gati. Do të jetë e vështirë, sepse do të luajmë çdo tre ditë.
Me një kalendar të ngjeshur, do të duhet të shmangim dëmtimet dhe rikuperimi do të jetë më i lodhshëm.
Ëndrra ime? Të gjithë e dinë, por nuk duam të them asgjë, pikërisht si më 14 majin e vitit 2000 para se të zbrisnim në fushë …”, deklaroi Inzaghi.