Inzaghi telefonon Dybala-n, kërkon të mbyllet gjithçka me argjentinasin

Paulo Dybala ka vetëm një dëshirë, të vesh fanellën zikaltër. Ylli argjentinas ka dhënë prej kohësh bekimin e tij, ka udhëzuar agjentin e tij të mbyll sa më shpejt këtë tratativë. Mbi tavolinë qëndron prej kohësh një kontratë 4-vjeçare dhe 6 milionë euro në vit, plus bonuse.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dybala ka kontaktuar personalisht edhe me trajnerin Simone Inzaghi, një bisedë telefonike ndërmjet tyre për të krijuar një lidhje më të fortë. Me Dybala që duket çështje e mbyllur, Inter po punon në të njëjtën kohë edhe mbi pistën Lukaku.

Sulmuesi ka lënë grumbullimin me përfaqësuesen belge për të udhëtuar drejt Londër, po merret personalisht me këtë negociatë, të bind Chelsea ta lë të lirë për tu bashkuar edhe një here më Inter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea është gati të futet në negociata, madje kanë vendosur dhe çmimin për formulën e huazimit, 20 milionë euro. Marota dhe Ausiolo kërkojnë ta ulin akoma më shumë këtë shifër, nuk dëshirojnë të shkojnë më shumë se 10 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?