Inzaghi tërbohet me lojtarët pas humbjes: Një ekip që synon titullin s’mund të ketë këtë qasje

Interi pësoi humbjen e tretë sezonale në Seria A, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon. Pas duelit, trajneri Simone Inzaghi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si e administruan ndeshjen lojtarët e tijj.

“Jam shumë i zemëruar për trajtimin që i bëmë ndeshjes. Sassuolo kishte fituar me Milanin këtu dhe në Torino me Juventusin. Duhet të ishim më të kujdesshëm.

Në pjesën e dytë u përpoqëm të organizonim diçka, por nuk  patëm asnjë episod. Ne duhet të kishim një tjetër qasje ndaj ndeshjes. Tani do të analizojmë me qetësi, do të përpiqemi të gjejmë energji fizike dhe mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

U përpoqëm të rihapnim takimin, por nuk ia dolëm dot. Kishim disa mungesa te rëndësishme, por ne duhet të jemi më të fortë se mungesat, episodet apo pezullimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot duhej të ishim më të mirë dhe më të vëmendshëm sepse e dinim që Sassuolo është një ekip teknik dhe ka lojtarë të shkëlqyer në kundërsulme. Një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë një qasje të tillë ndaj ndeshjeve”, tha Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?